×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja miraton ndryshimet statutare, hapet gara për kryetar

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 8:59

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot mban Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë mbi procesin e reformave në parti, pjesë e të cilit do të jetë edhe miratimi i ndryshimeve në statutin e AAK-së.


    Sipas ndryshimeve të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, AAK-ja, me ndryshimet statutare që pritet të miratohen sot në Kuvendin e Punës, do të vendos kritere të reja të organizimit të partisë, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me çka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

    Me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për Kryetar të Partisë.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të punës të fillojë procesin e reformave në parti, për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!