×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja s’e përjashton mundësinë e bllokimit të Kuvendit

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 15:51

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nuk e ka përjashtuar bllokimin e Kuvendit të Kosovës në raste se bëhet diçka në dëm të vendit.


    “Gjatë qeverisjes tonë nuk ka pasur ndonjë bllokim nga opozita, në fillim pak, por nëse është e nevojshme, nëse rrjedhat shkojnë në dëm të vendit do të bëjmë krejt çka është e mundshme që ta kthejmë në binarët e duhur”, ka deklaruar Berisha për Frontonline.

    I pyetur se a do të bashkëpunojnë me pjesën tjetër të opozitës për ta kundërshtuar qeverinë e re, Berisha tha se fillimisht duhet ta presin 100 ditshin e qeverisë Kurti.

    “Ne e kemi subjektin tonë, kur të mundemi me bashkëpunu me pjesën tjetër të opozitës do ta bëjmë, por sigurisht që e kemi idenë tonë se çfarë do të paraqesim dhe është mirë me pritë 100 ditëshin sepse z.Kurti ende pa e marrë detyrën është zhveshur nga disa parime e premtime që i ka dhënë mirëpo si opozitë është mirë me i pritë 100 ditë me pa se çfarë po bënë”, tha Berisha.

    Deputeti i AAK-së foli edhe për taksën të cilën e vendosi ish-kryeministri Haradinaj.

    Ai tha se taksa nuk duhet të hiqet dhe se reciprociteti të cilin Kurti po e përmend në raport me Serbinë është vetëm sa për t’iu hedhur hi syve të qytetarëve të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!