×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK i sfidon thirrjet e ndërkombëtarëve për mos-bojkotim të votimit të Presidentit: Nuk do të marrim pjesë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 18:57

    Ramush Haradinaj në facebook ka njoftuar se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.


    Ai ka dhënë edhe arsyet e tij për këtë.

    Ndërkohë, ky qëndrim i AAK-së ka ardhur pas reagimeve të ambasadave të shteteve mike të Kosovës, perfshirë edhe asaj të SHBA-ve në Prishtinë, të cilat kanë kerkuar prezencë të të gjithë deputetëve në sallë gjatë votimit të Presidentit të ri.

    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit. Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe. Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, ka shkruar kryetari dhe deputeti i AAK’së, Ramush Haradinaj, në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!