Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin që ka mbajtur sot, ka vendosur që të fillojë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.
Siç thuhet përmes komunikatës, kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së, të cilat do të përfshijnë mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një vote.
Partia e Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste.
“Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza”, thonë ata.
Ndryshe, partia e Haradinajt nuk doli mirë në zgjedhje, pasi koalicioni i tyre me PSD u radhit e katërta më 6 tetor./Reporteri.net