×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    AAK-ja pati të hyra vjetore 325 mijë euro, por shpenzoi gati trefish më shumë, mbi 900 mijë euro

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 11:33

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të enjten raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2024, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nga këto raporte, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del se ka pasur të hyra vjetore 325 mijë e 58 euro.

    Por, për AAK-në, shpenzimet janë gati trefish më të larta se të hyrat.

    Përgjatë vitit 2024, kjo parti del të ketë shpenzuar 907 mijë e 796 euro.

    Për pagat dhe kompenzimet gjatë vitit 2024, AAK-ja ka shpenzuar mbi 221 mijë euro, ndërsa për fushatën, sipas këtij raporti ka shpenzuar 3,215 euro.

    22 mijë e 294 euro ka shpenzuar për reklamat, reprezentacioni dhe konferencat, ndërsa për transport mbi 4 mijë euro.

    Shpenzime të përgjithshme kjo parti thotë se ka bërë në vlerë 61 mijë e 736 euro, ndërsa ato të ndryshme, 586 mijë e 976 euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!