×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kandidon Rrustem Berishën për kryetar të Pejës

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 22:12

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar tashmë edhe kandidaturën për kryetar të Komunës së Pejës.


    Këshilli Drejtues i AAK-së ka votuar të shtunën kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës, Rrustem Berishën,.

    Diçka të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, zyrtari i AAK’së, Arbër Tolaj.

    “Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Pejë, me vota unanime zgjodhi kandidatin për Kryetar të Komunës së Pejës. Urime miku im, Rrustem Berisha! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Tolaj.

    Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Deri më tani, përveç Berishës, AAK’ja ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Besnik Tahirit për kryetar të Komunës së Podujevës, si dhe Daut Haradinajt për komunën e Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!