×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kritika Kurtit e Vitisë për situatën me COVID: Veproni e mos bëni sehir

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 11:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia që të dalin nga gëzhoja e interesave politike sepse situata me pandeminë është shumë serioze.


    Sipas AAK-së, Qeveria duhet t’i angazhojë të gjithë potencialet nacionale në luftën kundër pandemisë.

    Kujtojmë se 79 qytetarë të Republikës së Kosovës, kanë vdekur me Covid-19 vetëm gjatë javës së fundit.

    Komunikata e plotë:

    Kryeministër Kurti

    Ministër Vitia

    Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike!

    Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin.

    Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!

    Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë.

    Veproni e mos bëni sehir!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!