×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    AAK kundërshton Projektligjin për Zyrtarët Publikë, Tahiri paralajmëron se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 10:52

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa asnjë konsultim.

    Tahiri në një konferencë për media tha se janë të brengosur për miratimin e këtij ligji, transmeton Reporteri.net.

    “Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai.

    Tahiri tha se përmes një procesi ligjor të synohet kapja e administratës së shtetit, ai tha se nuk do ta lejojnë këtë dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!