×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi, komentojnë edhe “non paper-in”

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 18:08

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë me një qëndrim rreth dialogut Kosovë – Serbi.


    “Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës. Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në qëndrimin e AAK-së.

    Ky është qëndrimi i plotë i AAK-së:

    Në takim me Kryesinë e Aleancës, mes tjerash kemi diskutuar edhe për qëndrimin tonë rreth dialogut Kosovë – Serbi.

    Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për dialogun është me sa vijon:
    1.Temat nacionale nuk janë ekskluzivitet i askujt. Askush nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Kryeministrin Kurti, nuk duhet të ndërmarr veprime sa i përket temave të dialogut me Serbinë e që do e befasojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të hyjë në obligime të fshehta apo të hapura, pa dakordim paraprak me spektrin politik në Kosovë, përkatësisht Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    2.Aleanca pret njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues, organizimin aktual të brendshëm kushtetues, karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

    3.Askush nuk ka mandat të dialogojë Kosovën e 17 shkurtit e debatet e ngritura së fundmi për disa të ashtuquajtura “non paper”, nuk janë çështje për diskutim.

    4.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të kryejë të gjitha obligimet lidhur me dialogun, si parti opozitare në Parlamentin e Kosovës.

    5.Si parti që kemi qenë konsistentë në ruajtjen e interesave kombëtare, në rast se vërejmë tendenca që rrezikojnë të ardhmen e vendit tonë, do të jemi në mbrojtje të atyre interesave, me të gjitha mjetet e mundshme demokratike.
    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!