×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK në Gjakovë mobilizohet për zgjedhje, Gjini: Të vendosim seriozisht se kush duhet të udhëheq me vendin

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 20:32

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë, pasditen e sotme ka zhvilluar takime me banorë të fshatrave Botushë, Molliq dhe Brovinë.


    Në takime të ndara u përmblodhën disa nga investimet që janë bërë në këto fshatra nga qeverisja lokale dhe ajo qendrore në periudhën sa ishte kryeministër i vendit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare na bëjnë të reflektojmë mirë dhe të vendosim seriozisht se kush duhet të udhëheq me vendin”, tha ndër të tjera gjatë takimeve kryetari i degës, Ardian Gjini.

    Reka e keqe mbetet gjithmonë vatër e ngrohtë për familjen e Aleancës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!