×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK për shkarkimin e Dakës: Po dëshmohet kapja e shtetit

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 16:45

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Për këtë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku tha se edhe më tej është duke u dëshmuar kapja e shtetit.


    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se shkarkimi i Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), znj. Valdete Daka, nga Presidentja Osmani, është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit. Sulmi në institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve, është tregues i tentimit për vendosjen e autokracisë, fenomen për të cilin Aleanca ka tërhequr vërejtjen shumë kohë më pare”, thuhet në reagim.

    Më tej, në reagim thuhet se arsyetimet e dhëna për shkarkimin e Dakës janë të pasakta.

    “Arsyetimet e dhëna për shkarkimin e znj. Daka janë të pasakta, sepse para shkarkimit i është kërkuar dorëheqja në këmbim të mirënjohjes. Ky është tregues i qartë i mënyrës së qeverisjes qe po tentohet të instalohet në vendin tonë. I bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndalojë përpjekjet për kapjen e shtetit dhe arrogancën e numrave. Kosova është Republikë Parlamentare me demokraci të konsoliduar dhe si e tillë funksionon dhe është pranuar nga shumë shtete. Këto praktika jodemokratike duhet të marrin fund”, thuhet tutje në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!