×
  • Lajme
  • Lajme / Konstituimi i Kuvendit

    AAK: Presim që presidentja të na japë alternativë

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 9:50

    Deputetja nga ardhët e AAK-së Time Kadriaj foli dhe rreth ftesës të cilën ua bëri presidentja Vjosa Osmani partive politike. Kadrijaj tha çdo diskutim në këtë bllokadë, është i mirëseardhur për AAK-në.

    Ndërsa pohoi se presin nga presidentja që të jap ndonjë alternativë, për daljen nga kjo bllokadë.

    “Ne kemi pranuar çdo diskutim në këtë situatë dhe në këtë bllokadë është i mirëseardhur. Do të shohim si do të shkojë rrjedha e bisedimeve dhe të shohim se çfarë po propozon presidentja, të shohim dhe qendrimet e partive të tjera. Në fakt presidentja duhet të jap ndonjë alternativë, është presidente e vendit”, tha ajo.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të komisionit për votim të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kadriaj tha se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta trajtojë me urgjencë.

    “Kemi kërkuar të trajtohet me urgjencë, me prioritet. Nuk i caktojmë ne afatat e Gjykatës Kushtetuese se kur do t’i trajtojë. E kemi bërë kërkesën në gjykatë kushtetuese po presim”, tha ajo.

    Përpos AAK-së, edhe PDK dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim, ndërsa nga VV-ja nuk kanë treguar se a do të marrin pjesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!