Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se pritshmëritë e AAK-së janë të thjeshta dhe se ky subjekt synon së paku 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.
“Prishmëritë e AAK-së janë të qarta, presim të marrim 20 deputetë minimum dhe mendoj se ky është një objektiv lehtësisht i arritshëm”, tha Nitaj në RTK.
“AAK është një parti politike që qëndron në politikën vendore që 20 vjet, dhe ka një konsistencë të vazhdueshme dhe ka qenë katër herë në qeveri e po ashtu drejton shtatë komuna që është numri më i madh nga të gjitha subjektet. AAK ka pasur gjithmonë rritje ndonëse të ngadaltë, por të sigurt”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.