Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka miratuar emrat e 11 kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale të 12 Tetorit.
AAK në Gjilan do të kandidojë më Nazim Gagicën në Gjilan, Besnik Krasniqin në Prizren, Xhemlile Muratin në Ferizaj, Qazim Nimanin në Mitrovicë, Faton Jakupin në Kamenicë, Ukë Blakajn në Istog, Agron Kuçin në Junik, Vildane Latifin në Fushë Kosovë, Beki Fetan në Podujevë, Labinot Bislimin në Viti e Ilir Tashollin në Lipjan.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për media nga kjo parti.
Po ashtu siç bëhet e ditur AAK ka diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.
“Në ditët në vijim do të zyrtarizohen edhe kandidaturat për komunat e tjera, në mënyrë që të finalizohet harta zgjedhore e partisë për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Procesi po zhvillohet me ritëm të mirë në shumicën e komunave dhe reflekton përkushtimin e strukturave tona për të ndërtuar një ofertë serioze dhe konkurruese për qytetarët në zgjedhjet e ardhshme,” thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.