Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për taksën prej 5 euro që qytetarët do të paguajnë për tiketën ngjitëse që identifikon automjetin e regjistruar.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që të tërhiqet menjëherë ky vendim, të cilin e ka cilësuar si vendim të kundërligjshëm.
Ai ka thënë se me këtë taksë synohet të pasurohen idnividi dhe të të rëndohet gjendja e qytetarëve të Kosovës.
“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet jo duke proklamu taksa e tatime por duke premtuar barazi. Ky është vendim i kundërligjshëm. Largoni këtë taksë menjëherë dhe mos të ndodhë që me taksa të tilla të pasurohen individë dhe të rëndohet gjendja e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Tahiri në seancën e Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.