×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-së i bashkohet PSDHK-ja në zgjedhje, Anton Shala në listë për deputet

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 15:58

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë arritur koalicion parazgjedhor.


    Kështu ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.

    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik. Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë.
    Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Reporteri.net merr vesh se nënkryetari i PSHDK-së, Anton Shala, do të jetë kandidati i vetëm për deputet i kësaj partie në listën e AAK-së.

    Shala është edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Gjakovës.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!