×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK sfidon hapur Vetëvendosjen: Kur të doni shkojmë në zgjedhje, kur t’ua merr mendja

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:35

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka sfiduar hapur sot në Kuvendin e Kosovës Lëvizjen Vetëvendosje e cila vazhdimisht po kërkon zgjedhje të reja.


    Zv.kryeministri i AAK-së, Besnik Tahiri tha se janë gati të shkojnë në zgjedhje dhe se është e drejtë që secili deputet të flasë për zgjedhje e të kërkojë rrëzim të Qeverisë.

    “Sa i përket pingpongut për zgjedhje dhe mocionit të qeverisë, ju lutem një mocion e ka ngritur z. Rexhp Selimi me grupin parlamentar të Vetëvendosjes, nëse i keni votat urdhëroni, mos na mbani m’i krye, jo sot jo nesër i bëjmë votat e ju rrëzojmë. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, kur t’ja u merr mendja me shku në zgjedhje shkojmë në zgjedhje, boni votat me na rrëzu”, tha Selimi, shkruan Reporteri.net.

     

    “Është e drejtë e secilit deputet të flasë për zgjedhje, me kërku rrëzim të Qeverisë, ne kemi qenë në opozitë mbi 10 vjet e dimë këtë.

    Mirëpo, sesi rrëzohet një Qeveri dihet”, tha Tahiri,
    Ndërsa, Selimi i tha se kjo ishte një ofertë ekskluzive, pasi VV-ja dëshiron që tani të shkojnë në zgjedhje.

    “Na dha një ofertë ekskluzive, tha shkojmë në zgjedhje kur të doni. Na qitash po dojmë. Nuk është rruga e vetme mocioni, ka edhe rrugë të tjera, është dorëheqja, që ju do të na linit pa tekst. Ama një ta dini që na jemi shumë të vendosur për me shku në zgjedhje”, i replikoi Selimi, zv.kryeministrit Tahiri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!