×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    AAK s’merr pjesë në seancën e orës 17:00 në “diskutimin” për presidentin

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 17:22

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të thirrur për orën 17:00 me temë diskutim për presidentin.

    Kjo është bërë e ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    “Kosova i ka pas tre muaj për të diskutuar seriozisht për zjedhjen e presidentit qe nga themelimi i qeverisë e deri sot. Vazhdojmë ta themi edhe tash, diskutimet për zgjedhjen e presidentit kanë qenë një spektakël politik, performonacë publike, me qëllimin që me ardhë në këtë sot ku jemi edhe disa orë derisa të përfundoj afati. Ne ende s’kemi një emër, përveç emrave që i ka propozuar VV-ja, që nuk janë kandidat unifikues të partive politike. AAK s’ka qenë e ftuar në këto diskutime dhe rrjedhimisht nuk marrim pjesë që prap është një performancë publike”, tha Tahiri para gazetarëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!