Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.
Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pas këtij lajmi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbledh Kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve për takim në orën 11:00.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar mesazhin që ju ka dërguar zyrtarëve të saj.
Me kërkesë të Kryetarit Haradinaj ju ftoj nesër (sot) në takim të Kryesisë me Kryetarë të degëve.
Datë 22 dhjetor, në oren 11:00, në zyren qëndrore të Aleancës.
Temat e takimit:
1. Zhvillimet e fundit politike në vend:
a). Lista e kandidateve për deputet;
b). Porositë programore për zgjedhjet parlamentare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.