×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 7:16

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të mbajë sot konferencë për media.

    “Me fillim në ora 10:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

    Nuk dihet arsyeja e konference, por të enjten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje nëse këtë e dëshiron opozita, duke shtuar se “mund t’ia bëjë numrat”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, është e gatshme për zgjedhje. Ai madje e ka sfiduar opozitën se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai.

    “A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, është pyetur Kurti në këtë intervistë.

    “Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.

    “Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti. “Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai. “Gjithmonë gati për zgjedhje”.

    Ofertës së Kurtit i janë përgjigjur nga PDK dhe LDK. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!