Deputeti Haki Abazi ka kritikuar gjendjen aktuale të Vetëvendosjes (VV), duke reflektuar për përkushtimin e aktivistëve të saj shumëvjeçarë të cilët, sipas tij, qëndruan të qëndrueshëm në kohë të vështira, të motivuar nga vizioni i transformimit demokratik.
Përkundër kësah, Abazi tha se shumë nga këta mbështetës origjinal tani e gjejnë veten të margjinalizuar apo edhe të përjashtuar nga partia.
“Mashtrimi ndaj aktivistit të VV-së, atij dhe asaj që për një kohë të gjatë ka nejt në rrugë, ka besu në kauzat e ndërtuara dhe në fund ka ndodhur transformimi total i vazhdimësisë dhe problemeve të keqqeverisjes që është kritiku nga LVV-ja…Aktivisti dhe aktivistja e vërtetë që ka besu në sinqeritetin e Demarkacionit, e privatizimit të keq që i ka ndodh Kosovës, në krimin dhe korrupsionin politik, qajo ka me bo ndryshimin shumë të madh sepse është hidhëru dhe dëshpëru në palcë sinqeriteti i aktivistit”, tha Abazi në T7.
“Aktivistët më të devotshëm në komunat e Kosovës që kanë nejtë në shi dhe borë dhe kan besu fuqishëm që transformimi do të vije në nivel demokratik, ata janë njerëz që janë jashtë VV-së sot, dhe janë përfshi njerëzit që kanë përdorë brryla prej partive tjera, janë përbiru prap e kanë marrë pozita e fuqi politike brenda VV-së…”, tha Abazi.