×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi akuza ndaj Kurtit për fushatë me “kancerin”

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 14:21
    Haki Abazi dhe Albin Kurti

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit në lidhje me fushatën elektorale.

    Ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi Kurti të hënën mori pjesë në përurimin e Klinikës së Onkologjisë.

    “Me kancer fushatë elektorale- gërrdi. As nuk më habit mundësia që pas refuzimit për të pranuar Edi Ramën në vizitë dhe përçarjes totale mes shqiptarëve nuk do të ndodhë ndonjë greqizim i qeverisë së Kosovës!” – ka shkruar ai në Facebook.

    Mëngjesin e sotëm është bërë përurimi i objektit të Klinikës së Onkologjisë, ku prezentë ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Kryeministri Kurti, është deklaruar se për realizimin e kësaj klinike është shpenzuar një shumë rreth 600 mijë euro.

    “Në këtë klinikë kemi një shpenzim substancial prej rreth 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fortë domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës ku të gjithë janë 70, por mbi të gjitha për pacientët këtë klinikë aq të nevojshme dhe të dobishme”, tha Kurti para gazetarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!