Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se largimi i Limajt dhe partisë së tij nga koalicioni parazgjedhor me AAK-në është fatmirësi.
Ai ka vlerësuar se një numër i madh i elektoratit me orientim të djathë kanë qenë kundër këtij bashkëpunimi
“Unë mendoj që është fatmirësi ideja e Limajt dhe Nismës për largim nga AAK-ja, më mirë herët se vonë. Mendoj që një numër i madh i votueseve të AAK –së dhe të djathtëve në trupin elektoral ose kanë abstenu ose nuk e kanë dashtë një simbol ndërmjet Nismës dhe AAK-së”, ka thënë Abazi në tëvë1.
Ai ka thënë se për të nuk ka qenë befasi veprimi i Limajt.
Limaj pak ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ishte shprehur i hapur për bashkëpunim edhe me partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje.
Takime ndërmjet zyrtarëve të LVV-së dhe Nismës janë konfirmuar nga dy paritë.
Por nga LVV kanë thënë se me këtë parti janë në diskutime vetëm për poste qeveritare dhe jo për kryetar të Kuvendit, për të cilin pozitë ishte folur se do të propozohet Fatmir Limaj.
Ky i fundit bashkë me dy deputetë tjerë të kësaj partie ka abstenuar në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun, e cila në shtatë tentime nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.