×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi i drejtohet Kurtit: Pranimi i çfarëdo marrëveshje me Asociacionin, vetëvrasje e menjëherëshme politike

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 14:50

    Deputeti Haki Abazi pak orë para takimit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pranimi i çfarëdo marrëveshje me Asociacionin, do të ishte vetëvrasje e menjëherëshme politike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë mos pranimi i planit franko-gjerman është vetëvrasje e ngadaltë politike e me shumë pasoja.

    Postimi i plotë:

    Në ankthin e paguxueshmërisë dhe finales pa epilog

    Pranimi i çfarëdo marrëveshje me asociacionin e cfarëdo emërtimi, do të ishte vetëvrasje e menjëhershme politike.

    Mos pranimi i planit Franko-Gjerman është vetvrasje politike e ngadaltë politike. Me shumë pasoja!

    Çfarë në fakt ka ndodhur për dy vite dialog për të arritur këtu ku vendi është sot. Rikonfirmim i 2013 apo izolim e ndëshkim…shumëçka por mbi të gjitha sot AUK duhet të shtrojë shumë pyetje sidomos nëse fati i procesit mund të udhëhiqet bazuar në preferenca personale!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!