×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi ia përmendi gruan Molliqajt, publicisti Krasniqi ka një mesazh: Politikanë, mos ua përmendni gratë kundërshtarëve, është edhe kod etik i shqiptarëve

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 16:29

    Pas një debati të ashpër televiziv në mes të Haki Abazit, kandidat i VV’së për deputet, dhe Dardan Molliqajt, kandidat nga koalicioni AAK-PSD, në mes tyre ka pasur edhe një përplasje fizike. Pas kësaj, publicisti Milazim Krasniqi, jep një këshillë për të gjithë politikanët, që në debatet mes politikanëve, të kursehen dhe asnjëherë të mos ua përmendin gratë njëri – tjetrit.


    Në momentet më të ‘nxehta’ në debatin në mes të Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ishte kur ky i fundit i thotë kandidatit për deputet të PSD’së, se ‘ty nuk të sheh në ëndërr as gruaja jote’. Kjo erdhi, pasi Molliqaj i tha Abazit se ‘je kah më sheh edhe në ëndërr’.

    Ndërsa, publicisti Krasniqi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka këshilluar politikanët që kurrë të mos ia përmendin gratë kundërshtarit të tyre politik, pasi kjo përveç tjerash është e ndaluar edhe me kodin etik të shqiptarëve.

    “Të nderuar aktivistë politikë! Gjatë debateve në medie, mos përmendi kurrë dhe në asnjë kontekst gratë e kundërshtarëve politikë! Nderimi ndaj grave është kod etik shqiptar, është obligim fetar dhe është normë e demokracisë dhe lirisë. Fjala vjen, shqiptarët e kanë pasë përjashtuar gruan edhe nga gjakmarrja. Kanë hequr edhe pritën, nëse ai që i është zënë prita, ka qenë i shoqëruar nga ndonjë grua. Fatkeqësisht disa prej jush, tashmë e keni ndotur shumë komunikimin politik e mediatik, duke shkelur kodin etik, obligimin fetar dhe standardin e demokracisë e lirisë”.

    Krasniqi ka shtuar duke thënë se të paktën familjen mos e përfshini në ndotje.

    “Ndaj, aman, ndaluni! E pakta, familjen mos e përfshini në atë ndotje! Në krizën kronike që po kalojmë si shoqëri, më së shumti për fajin tuaj, i vetmi istikam i identitetit tonë, na ka mbetur familja”, ka thënë Krasniqi. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!