×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi konfirmon se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij: Kurti është vënë në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 10:20

    Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi  ka folur në një konferencë për media rreth raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

    Abazi para mediave ka konfirmuar se siç ka thënë ai është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga këto dy komisione, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se kryeministri Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria dhe mendon se edhe emri i tij është në atë listë.

    Por, Abazi shton se ai nuk do të jetë target i askujt për të dhënë votë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

    “Jam këtu për të dhënë urdhër për shkarkimin tim nga këto dy komisione. Natyrisht që për shumicën prej juve nuk është krejt e papritur kjo gjë. Do të vazhdoj që në mënyrë transparente dhe direket të shpreh qëndrimet e mia për atë që ndodh brenda jetës parlamentare. Çështja kryesore mendoj është se zoti Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. E përsëris unë nuk jam votë kundër Qeverisë Kurti. Kemi këtë kombinacion politik në vend. Opozita nuk mund ta rrëzoj qeverinë, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk është njeri që mund të krahasohet me Grenell. Nuk ka asnjë interes racional për ta rrëzuar Qeverinë. Unë nuk ia jap kënaqësinë në asnjë moment që të bëhem target i askujt për dështimet epokale të dy viteve të fundit: zgjedhjet lokale, dështimi i VV-së në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e brendshme në VV, vrasja e plotë e demokracisë së brendshme, lënia jashtë e aktivistëve më të devotshëm të VV dhe vendosja e çdo paramentri të zgjedhjeve brenda pa asnjë debat demokratik. Pastaj dështimi në diplomaci e rrjedhimisht edhe pozicionimi i aleatëve strategjikë kundër formës si është zhvilluar dialogu, tensionimi i marrëdhënieve me Amerikën është real. Nuk është faji i SHBA-ve, por i yni që nuk kemi bërë punën e duhur në këtë drejtim. Dhe e katërta është mungesa e plotë e reformave të premtuara, sidomos kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë Abazi ndër të tjera në një konferencë për media./Reporteri.net/

    Ndryshe, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në VV tashmë është marrë vendimi për ta shkarkuar Abazin nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. E preferuara e pushtetit për ta zëvendësuar Abazin në këtë pozitë është deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

    Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e preferuara e Kurtit për ta zëvendësuar Haki Abazin në kryesimin e Komisionit parlamentar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!