×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin, është rritur shumë për një paranojak si ai

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 20:13

    Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti Haki Abazi ka ngritur akuza të rënda për korrupsion brenda Ministrisë së Bujqësisë, duke e drejtuar gishtin konkretisht ndaj ministrit Faton Peci.

    Sipas tij, në MBPZHR janë bërë keqpërdorime me subvencione.

    “Unë isha ndalë shumë shkurt te korrupsioni në Ministrinë e Bujqësisë, ku nuk mundem absolutisht mos me barazu krimin dhe korrupsionin e brendshëm që e ka bërë Peci me subvencionet aty,” tha Abazi.

    Abazi ka deklariuar se se fondet publike janë shpërndarë në mënyrë të padrejtë dhe të përqendruar në rrethin e ngushtë të pushtetit.

    “Dhënia e qindra mijëra eurove njerëzve të afërt me deputetë të Vetëvendosjes është fundi. Në bazë të standardeve dhe arsyeve pse janë votuar këta njerëz – kundrejt një retorike kundër korrupsionit në të kaluarën – do të duhej menjëherë të reagonin, të merrnin masa, dhe jo të heshtnin.”

    Abazi përmendi gjithashtu raportimet për skandale të tjera që, sipas tij, e rëndojnë situatën:

    “Me këto që dolën – për mbetjet shtazore, lidhjet me kompani serbe, punësimet nepotike – Peci del sikur është më i padituri i mundshëm kur vendos kush punësohet e kush jo.”

    Në fund të deklaratës së tij, Abazi sugjeroi se prapa gjithë kësaj situate qëndron vetë Kryeministri Albin Kurti:

    “Unë mendoj që vetë Kurti është i interesuar me godit Peci-n, sepse pas zgjedhjeve të fundit, me një numër votash që si duket është rritur shumë, për një paranojak siç është Kurti, kjo bëhet e rrezikshme.”, ka thënë Abazi në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!