Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se Albin Kurti, zëvendës i të cilit ishte dikur, është “njeriu më toksik i mundshëm”.
Këto deklarata, ai i ka bërë në “Dpt te Fidani”, ku u shpreh se Kurti nuk mund të kthehet në partner i opozitës pasi nuk kishin marrëdhënie fare për katër vite.
“Asnjë propozim i opozitës për 4 vite nuk ka kalu, nuk mundesh me u kthy në partner kur të duhen partnerët. Në demokraci është një marrëdhënie që kultivohet. Më shumë se gjithçka është aspekti i orientimit të Kosovës, izolimi i plotë, vendimet që e kanë orientu për 4 vite, Kurti sot është njeriu më toksik i mundshëm, që s’do me e prekë kërkush…Askush nuk do me prekë. I qëndrojnë njerëzit afër, ata që janë të dëgjueshëm, servil, që kanë shumë pikëpyetje për angazhimin e tyre në politikë…” , tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.