×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Lëvizja Vetëvendosje mbetet kundër Mini-Shengenit

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 20:56

    Më 4 shtator të vitit 2020 Avdullah Hoti si Kryeministër i Kosovës u pajtua që të bëhet pjesë e Mini-Shengenit Ballkanik edhe Kosova.


    Veçse pushteti aktual në Kosovë vështirë ta respektojë pikën e pestë të marrëveshjes së nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Washington.

    Se qeveria aktuale vazhdon ta kundërshtojë Mini-Shengenin Ballkanik, Klan Kosovës i tha Kryesuesi i Komisionit parlamentar për Punë të jashtme, Haki Abazi.

    “Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet mbi platformën që kundërshton Mini-Shengenin dhe i sheh integrimet evropiane si strategji rajonale, por në raport direkt me Brukselin e jo forma tjera”, tha Abazi.

    Megjithatë, në mbledhjen e parë të Komisionit të Jashtëm ky u tha anëtarëve të tjerë që duhet të fokusohen në shtim të njohjeve të reja.

    Derisa opozita po paralajmëron kujdestari të fortë.

    Xhavit Haliti i PDK-së tha se “në përputhje me politikat e shtetit nëse ka politika të jashtme e cila është e mirë dhe na duket shumë pozitive do ta lavdërojmë normalisht, nëse nuk është duhet ta kritikojmë në komision e seancë”.

    Krejt këto u tha se varen edhe nga Plani Legjislativ i Qeverisë të cilin e kërkoi opozita, derisa nga pozita u tha se do të vijë shpejt ky dokument në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!