×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Marrëveshja e Washingtonit e falimenton Kosovën, i hiqet kontrolli ndaj Trepçës dhe Ujmanit

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 17:31

    Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ia hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se përveç kësaj, e falimenton edhe në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja, shkruan Reporteri.net.

    “Marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ja hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit, e falimenton në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja dhe Kosova varet nga qëndrimi i Serbisë dhe në fund marrëveshja e dërgon Veselin në Hagë me automatizëm”, shkruan ai.

    Abazi thekson se Amerika dhe amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrëveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme.

    “Amerika dhe Amerikanët që e kanë ndihmuar Kosovën të çlirohet prej Serbisë dhe me u bë shtet, janë kundër marrëveshjes dhe e konsiderojnë të rrezikshme, pazar që e gjymton Kosovën për interes të disa individëve që përfitojnë materialisht dhe Serbisë që fiton një betejë të madhe në aspektin politik. Në Uashington varfërohet Kosova dhe në Bruksel Serbia e ngrit pazarin politik. Kjo qeveri dhe këta njerëz janë shumë të rrezikshëm për shtetin dhe të ardhmen e qytetarëve”, ka shkruar Abazi.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157361245585718

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!