×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: VV dhe Vjosa Osmani janë pengesa për planet e Thaçit në dialogun me Serbinë

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 22:56

    Anëtari i VV-së dhe ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani.


    Ai ka thënë se Osmani dhe VV janë pengesa për planet e Thaçit në dialogun me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

    “Lufta e Thaçit kundër Vjosa Osmanit është e qëllimshme sepse janë grupi parlamentar i LVV dhe Vjosa Osmani pengesa e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë që Thaçi dhe qeveria e tij duan ta kalojnë në Parlamentin e Kosovës.’’, ka thënë ai.

    “Thaçi ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane. Ato kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja që Thaçi e urren Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësimin në dialog.’’, ka shtuar Abazi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!