Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është vetëm një “vajtim i tij dhe manipulimi me fenë dhe besimtarët”.
Abazi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kurti përkujtoi marrëveshjen e 2013 dhe 2015 por siç u shpreh ai nuk e ka problem me falë tokë manastirit të Deçanit dhe të premtoj zbatimin e statutit të Zajednicës.
“A e ndëgjuat vajtimin e radhës të Kurtit. Tha ‘Qeveria ka tepër shumë probleme te trashëguara”, e përkujton marrëveshjen e 2013 dhe 2015 ama nuk e ka problem me falë tokë manastirit të Deçanit dhe të premtoj zbatimin e statutit të Zajdnicës- E tha Deputetja Norvegjeze në Këshillin e Evropës. Kurti ka bërë zotimin e zbatimit të asociacionit para se të bëhet pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sa herë të vajtoj Kurti e të bëhet viktima, në prapaskenë e në dhomat pa dritë, ka bërë një kompromis të ri me Vuçiç. Zajednica e Kurtit po kalon nëpër gjakun e aktivistëve”, tha Abazi.
Sipas tij “Me tokën për Manastirin dhe Zajednicën edhe Thaçi dhe Mustafa e kishin marrë anëtarësimin në KE por janë karta të dhe djegura sa i përket njohjes nga ana e Serbisë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.