Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shpërndarë disa pamje të vizitës së tij dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kiev.
Abazoviq kishte marrë ftesën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, disa ditë më parë për këtë vizitë dhe kishte paralajmëruar se do të ftonte edhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor.
“Udhëtimi në Kiev – Lutemi për paqe”, shkruan ai.
Ndryshe, i ftuar nga Zelensky për ta vizituar në Ukrainë ka qenë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, por është njoftuar se ai për shkak të agjendës së paracaktuar nuk do të mund të udhëtojë.
Të tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, liderët e të cilave i ftoi Zelensky në Kiev, janë vende anëtare të NATO’s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.