Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vizita e tij e parë si kryeminsitër do të jetë në Beograd, gjë e cila sipas tij, tregon se një kohë më e mirë bashkëpunimi mes dy shteteve, po vjen.
Abazoviq, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka thënë se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim. Ai ka thënë se dora e tij është e shtrirë për këtë qëllim.
Kryeministri i ri malazez ka thënë se do të jap lajme pozitive nga Beogradi, kur është pyetur nga agjencia shtetërore serbe nëse Mali i Zi do t’i bashkohet përfundimisht Ballkanit të Hapur.
Abazoviq, që ka marrë pjesë si vëzhgues në samitin e sotshëm të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo nismë është “definitivisht fytyra e re” e Ballkanit Perëndimor.
“Të gjitha temat e shtjelluara janë ekskluzivisht të lidhura me standardet e jetës për qytetarët, qoftë transporti i lirë, agrikultura, energjia, turizmi, krizat si dhe projektet e mëdha infrastrukturore… kjo është përfundimisht një kthesë e madhe”, ka thënë Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.