×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviqi shkarkon drejtorin e Policisë së Malit të Zi

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 22:24

    Nënkryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Veselin Veloviq.


    Politikani shqiptar nga Ulqini, vendimin e ka bërë të ditur përmes Twitterit, të hënën.

    Detyrën e drejtorit të Policisë, Veloviq e ka ushtruar nga viti 2005 deri më 2011, e më pas është kthyer në këtë detyrë më 2018.

    Qeveria e re e Malit të Zi është votuar të premten dhe ky është vendimi i parë i Abazoviqit si numri dy në Qeveri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!