Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është i kënaqur që vizita e emisarit të BE-së Miroslav Lajçak në Kosovë për dialogun me Serbinë, ka shkuar mirë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se Britania e ndanë pikëpamjen e njëjtë me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, dhe Lajçakun se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të përgatitet mirë.
“Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE-së dhe SHBA-së. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar ai.
Lajçaku ka qëndruar për vizitë treditore në Kosovë ku ka takuar të gjitha partitë dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.