Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, është shprehur se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj.
Ai ka thënë se raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje.
“Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik. Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje”.
“Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi – qoftë fizik ose online – është jetik për çdo demokraci. Një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.