Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, në një intervistë për “Kossev”, ka folur është për punën e ideve për “Shqipërinë e Madhe” dhe “botën serbe”.
Abbott ka thënë se do të preferonte të shqetësohej kur flitet për “botën serbe”.
Një gjë të tillë diplomati britanik e ka thënë duke argumentuar se nuk sheh ndonjë lëvizje drejt “Shqipërisë së Madhe”.
“Unë nuk shoh asnjë lëvizje drejt Shqipërisë së Madhe. Gjithashtu, do të preferoja të shqetësohem kur njerëzit flasin për botën serbe”, ka thënë Abbott.
Tutje Abbott ka thënë se nuk sheh një nivel të njëjtë të ndikimit të Shqipërisë në Kosovë me atë që bën Serbia në Bosnje dhe që përpiqet të bëjë në veri të Kosovës.
“Unë nuk shoh të njëjtin nivel ndikimi nga Shqipëria në Kosovë siç e shohim me Serbinë në Bosnje. Ne shohim ndikimin që Beogradi po përpiqet të ketë në Veriun e Kosovës, ne nuk shohim se Kosova po e bën këtë në Shqipëri”, ka thënë Abbott në argumentimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.