×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: 13 vjet pa Zonjën e Hekurt të LDK-së, Nekibe Kelmendi

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 21:54

    Më 19 qershor të vitit 2011, u nda nga jeta ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi.

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovëës, Lumir Abdixhiku, tha se figura e saj ishte qenësore në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, po ashtu edhe simbol i qendresës.

    Fotoja e Nekibe Kelmendit është vendosur në zyrat e LDK-së.

    “Për këtë arsye ne mburremi që e kemi pasur pjesë të organizimit tonë politik”, u shpreh Abdixhiku.

    Ajo ishte nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe deputete nga radhët e këtij subjekti politik. Ajo njihej edhe si zonja e hekurt e LDK-së.

    Nekibe Kelmendi ishte një nga bashkëthemelueset e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë.

    Kishte marrë poashtu edhe në grupin e ekspertëve në kuadër të Ekipit të Unitetit në negociatat për statusin e Kosovës, si dhe ishte mdër ekspertët për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Pas luftës në Kosovë, Kelmendi, nga janari i vitit 2000 deri në nëntor të vitit 2001, ka qenë bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

    Nekibe Kelmendi kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinë, më 1968, ku më pas ushtroi detyrën e gjyqtares.

    Nga viti 1974 deri në vitin 1976, Kelmendi kishte ushtruar profesionin e avokates, ku u bë edhe avokatja e parë shqiptare në Kosovë dhe kishte punuar edhe si gjyqtare deri në vitin 1987.

    Ajo sërish iu rikthye profesionit të avokates, të cilin e ushtroi deri në vdekje.

    Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë dhe vdiq në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!