Në 19 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.
Në ora 10:00 do të bëjë homazhe te varri i Rugovës, më pas do të shkojë për vizitë te familja Rugova.
Në ora 12:00 mbahet promovimi i librit “Rugova prijësi intelektual”, nga Fondacioni Rugova i përgatitur nga Ndue Ukaj. Promovimi do të bëhet në ambientet e Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.
Pastaj, Adixhiku vazhdon me aktivitete elektorale ku në ora 18:00 do të mbajë ubimi elektoral Vushtrri.
Ndërkaq në ora 20:00 do të mbajë takim me qytetarët e qendrës në Podujevë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.