Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryesministër i Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën për media ka thënë se nga të dhënat e marra nga komisionerët dhe vëzhguesit e kësaj partie, LDK-ja del të radhitet e treta me 18.14 për qind, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas të dhënave, Abdixhiku tha se VV radhitet e para me 39.88 për qind.
Ndërsa në vend të dytë PDK-ja, Abdixhiku tha se sipas atyre të dhënave që kanë është 21.84 për qind.
Në vend të katërt, sipas kësaj partie është AAK-ja, me 7.62 për qind.
“Rezultat që e respektojmë. Përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë në tërësi unë, edhe për fushatën edhe për drejtimin e partisë”, tha kreu i LDK-së.
“Dritë do të ketë në Kosovë, ky është rezultat demokratik, LDK del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati sështë i kënaqshëm në përmasat që kemi pritur edhe ne”, tha Abdixhiku në konferencë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.