×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Abdixhiku: Ditë e rëndë për Kosovën, jemi të trishtuar nga tragjedia në Kroaci

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 11:36
    Kryetari i LDK'së, Lumir Abdixhiku

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, gjersa ka shkruar se jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm.


    “Ditë e rëndë për Kosovën! Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci. Në ditë si këto, fjalët humbin”, shkroi ai në Facebook.

    “Falënderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.
    Po presim me ankh të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën”, tha i pari i LDK-së.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!