×
  • Lajme
  • Lajme / LDK mban tubim në Gjilan

    Abdixhiku: E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë

    Reporteri
    30 Nëntor 2024 | 14:28

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga një tubim në Gjilan ka thënë se s’ka forcë e as shërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.

    Ai ka thënë se Kosova e ka mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë e as shërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.

    E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithëherë!

    Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Une besoj ne Republikën e Kosovës!
    Faleminderit Gjilan!
    #behundryshimi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!