Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kush humb rëndë në zgjedhje largohet nga drejtimi i partisë.
I pyetur nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet, kreu i LDK-së tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që të kthejë LDK-në si parti fituese.
Abdixhiku në emisionin “Opinion” tha se nuk do të prishë standardin që është vendosur nga drejtuesit e mëparshëm, të cilët pasi kanë humbur rëndë janë larguar nga drejtimi i partisë.
“Unë përpjekjen e kam ta kthej LDK. Fitoren e kam opsion, humbjen nuk e kam opsion. Do të bëj gjithçka që të bëj këtë rikthim të madh të LDK. Them që mund të marr kohë. Kemi marrë një rezultat të rëndë më 14 Shkurt. Kemi bërë një rikuperim me 14 Nëntor. Do të përpiqemi më tutje. Procesi është i gjatë, por ka një standard në LDK që është vendos prej të tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira, largohemi, vazhdojmë vijnë të tjerët”.
I pari i LDK-së thotë se largimi nga drejtimi i partisë pas humbjes së rëndë në zgjedhje është standard i vendosur që nuk mund të kthehet pas.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.