×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Kryesinë e Degët

    Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 19:13

    Kandidati i LDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sot kanë mbajtur takimin e Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve.

    Abdixhiku ka thënë se kanë finalizuar orarin elektoral, agjendën zgjedhore e shtabin, shkruan Reporteri.net.

    “Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falenderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin. LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt! Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!