Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, situatën me mbeturina dhe kritikat e fundit të adresuara në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, po i sheh si nisje të fushatës zgjedhore.
Por, Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu”.
“Fushata në Prishtinë paska nisur. Me mbeturina. Lodhët. Edhe keq. E gjitha, për hiçgjë. Me sabotazhë në njërën anë e me mendimtarë parapolitik gishtvënës në anën tjetër – krejt në sinkron. Një përpjekje e thatë, e ulët, që ngjall vetëm keqardhje. Keqardhje se sa larg shkon një betejë politike. Në vend të ideve konkrete, paskan zgjedhur sabotimin e shkaktimin e problemeve”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Fushata në Prishtinë paska nisur. Me mbeturina.
Lodhët. Edhe keq. E gjitha, për hiçgjë.
Me sabotazhë në njërën anë e me mendimtarë parapolitik gishtvënës në anën tjetër – krejt në sinkron. Një përpjekje e thatë, e ulët, që ngjall vetëm keqardhje. Keqardhje se sa larg shkon një betejë politike. Në vend të ideve konkrete, paskan zgjedhur sabotimin e shkaktimin e problemeve.
Këta që sot na bëjnë politikë mbeturinash, ka kohë që kanë marrë në kontrollë të plotë ndërmarrjen për pastrimin e tyre. Po, qytetarë, janë bërë bashkë dhe e mbajnë Ndërmarrjen Pastrimi jashta menaxhimit Komunal. Si të tillë e vendosin edhe në bojkot; bërllog plot, por ndërmarrja refuzon të punojë. E sa për të mos mjaftuar e gjithë kjo, mblidhen sërish në asamble, sërish bllok, për të ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetër për pastrim. Skenari gati. Telefonat gati. Fotografitë po. Qyteti me mbeturina plot, fushata vazhdon: Komuna s’po punon!
Nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu.
Kjo është Prishtinë.
Mund të provoni sabotazhin, por ju zgjatë veç pak ditë. Ne nuk ankohemi, ne gjejmë zgjidhje. Zgjidhja u bë. U bë menjëherë. Ka shumë mbështetës ky qytet, ka megjithatë punëtorë ky vend. Prishtina ecë. Kompani të tjera u angazhuan menjëherë; do të angazhohen dhe në vijim. Për një javë Prishtina do të pastrohet. Me të dhe logjika e sabotimit.
Dhe Prishtina sheh.
Ajo i njeh mirë këto praktika primitive të politikës së vjetër. Ato nuk shkojnë në Kryeqytet! Nuk shkojnë në Prishtinë. Këtu sabotazhi kriminal moti ka vdekë!