I pari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. E quan qeveri praktikantësh.
“Të tillë, janë. Po mësohen, po mësohen në shtet”, thotë Abdixhiku.
“Një pjesë e madhe e tyre edhe s’kanë pasur përvojë, s’kanë menaxhuar asnjëherë, s’kanë pasur punë asnjëherë, nuk e dinë ndjenjën e uljes pas tavolinës së punës. Te tjerët janë duke u mësuar me shtet”, shtoi ai.
“Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë, kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor. Kur kemi vdekje më së shumti për kokë banori në botë”, thotë Abdixhiku.
“Në kohën kur të kanë vdekur 30 njerëz në ditë e ke zgjatur orarin e diskotekave, në kohën kur ka kaluar një muaj pa marrë asnjë masë tregon se s’ke lidhje se si bëhet menaxhimi i pandemisë. Gjëja e parë është të marrësh përgjegjësi, jo të lavdërohesh”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.