×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku i thotë shefit të EULEX-it se prioritet i LDK-së është forcimi i sundimit të rendit dhe ligjit

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 17:48

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e misionit të EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.


    Sipas komunikatës, në këtë takim Abdixhiku e ka njoftuar shefin e EULEX-it për prioritetet e LDK-së me theks të veçantë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet e tetorit, si dhe prioritete tjera që ndërlidhjen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

    Ambasadori Wigemark ritheksoi se EULEX-i do të vazhdoj të mbetet përkrahës i institucioneve të Kosovës në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe njëkohësisht e falënderoi kryetarin Abdixhiku për bashkëpunimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!