×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Abdixhiku ia shpalos ambasadorit italian qëndrimet e LDK-së për situatën politike

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 14:48

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

    Në njoftimin e LDK-së thuhet se Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin italian për qëndrimet e partisë karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend.

    Abdixhiku ka folur për nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucione euroatlantike.

    Gjithashtu, kreu i LDK-së ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës.

    “Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin De Riu rreth qëndrimeve të LDK-së karshi situatës dhe zhvillimeve politike në vend. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku po ashtu ritheksoi nevojën e vazhdueshme për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. Po ashtu u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, ndërsa kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!