Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas, të cilës thotë se ia ka shprehur qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.
Abdixhiku thotë se Kallas e ka njoftuar mbi krizën aktuale politike në vend dhe “propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot”.
“Sot, takova Përfaqësuesen e Lartë, zv.presidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Prishtinë. I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një Qeveri, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret.
E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot. Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës.”, ka shkruar ai.